Tirana, qendër e rajonit për muzikës dhe arte kreative
Tirana, qendër e rajonit për muzikës dhe arte kreative

Artistë muzikor por dhe të arteve të tjera do ta bëjnë Tiranën qendër të muzikës së zhanreve të ndryshme por edhe të arteve kreative.
Nuk është thjeshtë një festival, por një festival i konceptuar si një “galeri” prezanitmi për ti dhënë mundësi artistëve dhe gjithë krijuesve të shfaqen në një vend dhe të tregojnë se sa art ka në Balllkan e më gjerë.
Ky expo festival, Muse X, sigurisht mirëpret dhe gjithë ata që duan të mësojnë, ndërtojnë ose dhe krijojnë bashkëpunime artistike dhe jo vetëm.
Gjatë tre ditëve të festivalit, që është nën qiell të hapur, tek sheshi Italia, nga datat 11 deri më 13 prill do të ketë edhe përplot aktivitete argëtuese, kocerte, ekspozita etj.
Nga Maqedonia e Verit pjesëmarrëse në këtë event do të jetë “Terapija” një organizatë që ndërmerr aktivitete të veçanta muzikore. Ata thonë se “është kënaqësi që të prezantëhet puna jonë dhe të krijojmë lidhje dhe të jemi pjesë e një platforme unike mizikore dhe artistike”.
Festivali për veç mundësisë për rrjetëzime krijon një hapësirë të munguar në Ballkan ku artistë të ndryshëm të shfaqin artin e tyre.
Netët me evente muzikore janë ndarë në gjini, si ajo elktronike, hip-hop, rock, etj ku ndër të tjera do të performojë edhe Dubfire, që kanë fituar Grammy, duke dhënë mundësinë e njohjes edhe prezanitimit edhe të artistëve të rajonit./ Alsat.mk