Tiranë spektakël fishekzjarrësh – Prishtina me atmosferë më të zbehtë, shkak masat e pandemisë

Tiranë spektakël fishekzjarrësh – Prishtina me atmosferë më të zbehtë, shkak masat e pandemisë

Gazetar: Mefail Ismaili

Tirana e priti Vitin e Ri pa masa kufizuese nga Koronavirusi dhe me spektakël fishekzjarrësh, shkruan Alsat.

“Një vit sa më i mbarë për të gjithë qytetarët. Pa stres dhe të jetë shumë i mbarë. Të jetë vit i suksesshëm për shqiptarët, pa pandemi”, thotë një qytetar.

Ndërrimi i viteve me spektakël fishekzjarrësh u prit edhe në Korçë e Pogradec, ku kishte numër të madh edhe të turistëve.

Kosova Vitin e Ri e priti nën masa të mbrojtjes nga Pandemia, që paranadaloi organizimet nëpër sheshe. Megjithatë nuk munguan fishekzjarrët dhe festat nëpër shtëpi. Qytetarët me urime për vit të mbarë dhe pa kufizime.

“Mirëqenie për të gjithë njerëzimin dhe posaçërisht gjithë popullin shqiptar në të gjitha trojet i dëshiroj vetëm të mira, arritje e suksese”, u shpreh një qytetar.

Për shkak shpërndarjes së llojit Omicron, numër i madh i shteteve evropiane anuluan festimet e Vitit të Ri.

Gjermania dhe Holanda u mbyllën tërësisht deri pas festave, ndërsa Franca ka apeluar qytetarët që të bëjnë grumbullime sa më të vogla dhe ka mbyllur dyert për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar.

Në Austri mund të hyjnë vetëm qytetarët që kanë dozën e tretë të vaksinës. Danimarka ka mbyllur kinematë, teatrot, muzetë dhe galeritë e artit./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button