Tiranë, tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës së Republikës!

Tiranë, tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës së Republikës!

Tensione mes deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës.

Tetë deputetë opozitar nuk janë lejuar të hyjnë në kryesinë e Kuvendit për shkak të përjashtimit nga sekretariati i etikës. Ata janë ndaluar nga Garda e Republikës që të hyjnë në kryesinë e Kuvendit.

Punonjës të shumtë të Gardës së Republikës ndodhen në vendngjarje, pasi kanë marrë urdhër të mos lejojnë deputetët të hyjnë në mbledhjen në të cilën do të diskutohet për Projektbuxhetin e vitit 2024.

Deputetët qëndrojnë jashtë kryesisë së kuvendit, në përpjekje për të hyrë. Ata qëndrojnë pas kangjellave të portës së Kryesisë duke u përpjekur të hyjnë.

Ndërkaq, Noka ka kapërcyer kangjellat dhe ka hyrë në oborrin e Kuvendit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button