Tiranë, vazhdon seanca në Gjykatën e Krimeve të ku Meta duhet të njihet me masën e sigurisë
Tiranë, vazhdon seanca në Gjykatën e Krimeve të ku Meta duhet të njihet me masën e sigurisë

Vazhdon seanca në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë ku ish presidenti Ilir Meta duhet të njihet me masën e sigurisë. Në këtë çështje nën akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie akuzohet edhe deputetja dhe ish bashkëshortja e Ilir Metës, Monika Kryemadhi, e cila poashtu del para gjykatës për konfirmimin e masës së sigurisë. Përpara gjykatës dolën edhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku, të cilët akuzohen poashtu për këtë dosje. Kryemadhi para mediave përsëriti qëndrimet dhe akuzat e adresuara edhe ditë më parë kundër SPAK-ut, prokurorit Altin Dumani dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa sot shpalosi edhe emra të rinj të cilës sipas saj duhet të jenë objekt hetimi nga siç thotë ajo “drejtësia e kastruar e Edi Ramës”. Ndërkaq Departamenti Amerikan i Shtetit i pyetur t;i komentojë zhvillimet e fundit, thotë se mbështet përpjekjet e SPAK-ut për të ndjekur penalisht korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, në përputhje me ligjin”.
“Po ju shpjegoj me detaje se çfarë ndodhi. Sapo pashë tre musketarët e drejtësisë së Edi Ramës, Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Krajen dhe gjyqtarin Erion Çela. Pati një mashtrim të drejtpërdrejt nga prokurori Kraja që tha se Ilir Meta është marrë në mënyrë normale dhe ka pranuar aktin kur ju të gjithë e dini se Meta u rrëmbye nga një grup banditësh me kallashnikov. Kërkuam që të njihemi me provat e thashethemeve që ata kanë ngritur. Bujaria e gjyqtarit të drejtësisë së kastruar na la vetëm tre orë kohë për të parë dosjet”, deklaroi Monika Kryemadhi, Deputete e Partisë së Lirisë. /Alsat.mk