Titulli kampion, Napoli duhet t’i fitojë të dyja sfidat

Napolit nuk i falen më hapat falsë. Të paktën e konfirmoi edhe trajneri Antonio Konte, i cili pas ndeshjes me Xhenoan tha se ka humbur bonusin që kishin dhe nuk i lejohen më hapa falsë.
“Le ta fitojë skuadra më e mirë”, ka thënë trajneri Antonio Konte pas sfidës me Xhenoan. Dhe është e vërtetë. Napoli duhet që t’i fitojë të dyja ndeshjet e radhës, kundër Parmës dhe kundër Kaljarit.
Sigurisht, në rast se Interi do t’i fitojë të dyja ndeshjet që ka ndaj Lacios dhe Komos. Të dyja sfidat për Interin janë shumë të vështira, por tani besimi dhe motivimi është në kampin zikaltër. Këto janë llogaritë në mënyrë Napoli të fitojë titullin kampion. Në rast se i fiton të dyja do të triumfojë zyrtarisht në Serinë A, pavarësisht se çfarë do të bëjë skuadra e Interit.