Tjetër aksident ajror në SHBA! Përplasen dy avionë në Arizona, konfirmohen dy viktima

Tjetër aksident ajror në SHBA! Përplasen dy avionë në Arizona, konfirmohen dy viktima

Të paktën dy persona kanë vdekur pasi dy avionë të vegjël u përplasën në ajër pranë një aeroporti në Arizona, njoftoi policia vendase.

Avionët ‘Cessna 172S’ dhe një ‘Lancair 360 MK II’, kishin nga dy pasagjerë secili në bord kur u përplasën në Aeroportin Rajonal Marana, në veri-perëndim të Tucson, tha Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.

Bordi i cili drejton hetimin për incidentin, tha në rrjetin “X” se bazuar në informacionet paraprake, avioni “u përplas ndërsa ishte kundër erës së pistës 12”, e cila është një nga dy pistat në aeroport.

Ai shtoi se Cessna “u ul pa ndonjë incident” ndërsa Lancair “preku terrenin pranë pistës 3 dhe pasoi një zjarr pas përplasjes”.

Ende nuk është dhënë asnjë informacion për viktimat. Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se dy avionët u përplasën rreth orës 08:25 me orën lokale të mërkurën.

Aeroporti Rajonal Marana është një “fushë e pakontrolluar”, që do të thotë se nuk ka një kullë operative të kontrollit të trafikut ajror. Pilotët shpesh përdorin një Frekuencë Këshillimore të Përbashkët të Trafikut për të njoftuar pozicionin e tyre pilotëve të tjerë që janë në afërsi të aeroportit.

Përplasja vdekjeprurëse pason një varg incidentesh të fundit të lidhura me aviacionin.
Kjo ngjarje vjen pasi sektori i aviacionit amerikan i bëri thirrje Kongresit të mërkurën për financim urgjent për teknologjinë dhe personelin e kontrollit të trafikut ajror.

LEXO EDHE:

Back to top button