Tjetër dëmtim, Silvinjo pa “bomberin” titullar në sfidën ndaj Çekisë

Pas dëmtimit të Ismajlit, duket se tekniku Silvinjo do të vuajë mungesën e një tjetër “legjionari” të formacionit titullar për sfidën e 12 tetorit ndaj Republikës Çeke, mungesë që duket se do të prekë repartin e sulmit.

Bëhet fjalë për “bomberin” kavajas, Sokol Cikalleshi, i cili ka pësuar një dëmtim gjatë sfidës së javës së kaluar ndaj Rizepor e për këtë aryse nuk ishte i pranishëm në sfidën e kësaj të diele, të ekipit të tij Konyaspor, ndaj Ankaraguçu.

Sipas klubit të Konyaspor, Cikalleshi rrezikon të mungojë 2-3 javë në fushën e blertë, duke shqetësuar jo pak tekniku Silvinjo, i cili duket se tanimë do t’i mbajë të gjithë shpresat te Mirlind Daku dhe kthimi në formë i Armando Brojës.

LEXO EDHE:

Back to top button