Tjetër futbollist shqiptarë gati të vesh fanellën e Liverpullit

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda është afër transferimit tek skuadra e Liverpullit nga Mainzi në Gjermani. Kjo lëvizje, ekipit anglez pritet t’i kushtojë diku 22 milionë euro, raporton mediumi gjerman “Bild”.

Gruda ka ka kontratë me klubin gjerman deri në verën e vitit 2026, teksa këtë edicion ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar tri asistime në Bundesliga.

Sipas “Bild”, përveç Liverpullit, në Angli interesim për Grudën kanë shprehur edhe ekipe si Aston Villa dhe Njukasëll, ndërsa ai ka ofertë edhe nga Bajer Leverkuzeni i Çabi Alonsos.

LEXO EDHE:

Back to top button