TKZ: Mblidhemi dhe nderojmë dëshmorin e Kombit

Situata në Veriun e Kosovës është përshkallëzuar sërish. Efektivi i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ra dëshmor duke kryer detyrën e tij në mbrojtje të Atdheut. Pas sulmit me armë nga grupe kriminale serbe të organizuara e drejtuara nga Beogradi. Në lidhje me ngjarjen e trishtë kanë reaguar edhe Tifozat Kuq e Zi.

Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ lajmërojnë se sonte do të mblidhen në sheshin “Nënë Tereza” (19:00) për t’i kryer homazhe Heroit të Kombit. /Supersport/

“Sonte të gjithë mblidhemi te sheshi ‘Nënë Tereza’ në Tiranë për t’i bërë homazhe dëshmorit më të ri të kombit, togerit Afrim Bunjaku.

Sonte (19:00) të gjithë ne ndezim qirinj dhe nderojmë dëshmorin Afrim Bunjaku, i cili dha gjak për tokën shqiptare!

LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT”

LEXO EDHE:

Back to top button