Tmerri për Fonsekën, rrëmbyesit i marrin bizhuteritë e paratë dhe e lënë 25 kilometra larg

Nikolas Fonseka ka përjetuar një eksperiencë të tmerrshme në Meksikë. 26-vjeçari nga Uruguai që luan në elitën e Meksikës, po shkonte drejt qëndrës stërvitore së Leonit, kur u rrëmbye.

Fonseka u mbajt për rreth dy orë dhe u la rreth 25 kilometra larg vendit të rrëmbimit. Nga ai u morën bizhuteritë dhe paratë. Nikolas Fonseka është djali i Daniel Fonsekës që ka luajtur te Napoli, Roma dhe Juventusi ndër të tjerë.

Nikolas u transferua në Meksikë nga River Plejt në janarin e këtij viti. Më parë ai ka luajtur në Argjentinë, Uruguai dhe Itali.

LEXO EDHE:

Back to top button