“Tokio 2020”, masa shtesë për të minimizuar rrezikun e infektimit

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kana marrë masa të hekurta për të mbajtur nën kontroll pandeminë “Covid-19” në Fshatin Olimpik. Rastet me koronavirus kanë qenë të shumta nga 1 korriku (rreth 60) te sportistët, stafet e tyre apo punonjësit e strukturave të ndryshme, duke bërë që situata të jetë jo pak shqetësuese.

Tani janë të ndaluara rreptësisht lëvizjet me mjetet e transportit publik nga ana e sportistëve, ndërkohë që çdo ditë kryhen teste anti-Covid te sportistët. Kwta tw fundit do të qëndrojnë në Fshatin Olimpik në kohën më të paktë të mundshme, ndërsa të gjithë gazetarët monitorohen përmes një GPS, për të vërejtur lëvizjet e tyre jashtë zonave të lejuara.

Do të monitorohen edhe ata pak tifozë që do të shkojnë në Olimpiadë për të parë garat, tifozë që do të përzgjidhen përmes një llotarie.

Maskat janë të detyrueshme si në stadium ashtu dhe në Fshatin Olimpik, ndërkohë që do të aplikohen edhe masa shtesë për të minimizuar rrezikun e infektimit.

LEXO EDHE:

Back to top button