“Tokio 2020”, merr vendimin “final” përball pandemisë

Lojërat Olimpike “Tokio 2020” nuk do të anulohen. Ato do të zhvillohen normalisht këtë verë, ashtu sikurse është planifikuar. Lajmin e konfirmoi përmes një konferencë për shtyp presidentja e Komitetit Organizator të Olimpiadës, Seiko Hashimoto. Ajo deklaroi se pavarësisht shqetësimit që kanë qytetarët dhe qeveria, do të merren masat anti-Covid, që çdo gjë të shkojë ashtu si duhet.

 

Tokyo 2020 Olympic Games Organizing staff prepare a Paralympic swimming test event at the Tokyo Aquatics Center, one of the venues of the Tokyo 2020 Olympic and Paralympic Games, Monday, April 26, 2021, in Tokyo. (AP Photo/Eugene Hoshiko)

 

“Edhe pse ka mjaft ankth, shqetësime, polemika e frikë për të ardhmen, Komiteti Organizator i Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ka vendosur të mos e anulojë këtë Olimpiadë. Fjalët që janë thënë së fundi në media mbeten fjalë dhe nuk ka asgjë të vërtetë edhe pse ato kanë shprehur më të drejtë shqetësimin për të ardhmen e vendit tonë, duke parë pandeminë në gjithë botën”, tha Hashimoto.

Lojrat Olimpike “Tokio 2020” , nisin më 23 korrik dhe do të zgjasin deri më 8 gusht.

LEXO EDHE:

Back to top button