Tollovi në autostradën e Oklahomas, një lopë bllokoi qarkullimin
Tollovi në autostradën e Oklahomas, një lopë bllokoi qarkullimin

Një lopë shkaktoi tollovi mëngjesin e së martës në një prej autostradave në Oklahoma në SHBA.
Ajo ishte arratisur nga një stallë, e kur përfundoi në rrugë, ngasësve të veturave iu shkaktoi probleme dhe bllokoi trafikun, ka shkruar Upi.
Departamenti i Policisë tha se lopa u gjend në rrugë në orën 05:00 të mëngjesit, e pas disa përpjekjeve u kap me sukses.
Ajo u ngarkua në një kamion, e nuk dihet se kujt i përkiste.