Tom Cruise mbyll Olimpiadën me një hedhje nga çatia e “Stade de France”

Tom Cruise mbyll Olimpiadën me një hedhje nga çatia e “Stade de France”

Olimpiada “Paris 2024” u mbyll në mënyrë spektakolare, me Tom Cruise që u hodh nga çatia e stadiumit “Stade de France”.

Aktori 62-vjeçar la me gojë hapur mijëra spektatorët dhe sportistët e pranishëm në ceremoninë e mbylljes se eventit ku Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj, mori dy medalje bronzi.

Pasi zbriti në tokë, Tom Cruise mori flamurin olimpik nga gjimnastja amerikane Simone Biles dhe kryebashkiakja e Los Angeles. Flamurin ai e vuri në pjesën e pasme të një motori dhe doli nga stadiumi me shpejtësi, ndërkohë që të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për të duartrokitur performancën e yllit hollivudian.

LEXO EDHE:

Back to top button