Tom Hanks kërkon falje që njerëzit u desh ta shihnin tullac

Ndryshimi i parë që ka bërë kanë qenë flokët, siç aktori ka treguar në një lidhje me programin  “The Graham Norton Show”. Fillimisht, ai u shfaq në ekran me një kapele, ndërsa më pas e hoqi atë duke bërë humor dhe ironi me pamjen e tij.

“Shikojeni këtë model të tmerrshëm. I tremba fëmijët me këto flokë. Dua t’i kërkoj falje që ju desh të shihnin diçka të tillë.”- tha Hanks duke qeshur. Tom Hanks tullac është komplet njeri tjetër!

Në mars të vitit që lamë pas, aktori dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, u infektuan me Covid-19.

Aktori ka rrëfyer se ata kishin shfaqur simptomat e virusit si  lodhje, dhimbje trupi, ethe dhe temperaturë, ndërkohë që u izoluan dhe u trajtuan nga mjekët.

Sipas dyshimeve të para, çifti e ka marrë koronavirusin një muaj më parë në Australi, teksa qëndronin në hotelin luksoz “Gold Coast`s Oracle”, ku vetëm një natë kushton 1100 euro.

Në të njëjtën periudhë me ta ka qëndruar në hotel edhe një burrë nga Wuhan-i, i cili rezultoi gjithashtu pozitiv ndaj koronavirusit.

Mendohet se personi në fjalë është shkaku i infektimit të Hanks dhe partneres së tij, megjithatë asgjë nuk është 100% e sigurt.

LEXO EDHE:

Back to top button