Tom Kruz nderohet me çmimin e lartë të Institutit Britanik të Filmit
Tom Kruz nderohet me çmimin e lartë të Institutit Britanik të Filmit

Super ylli hollivudian, Tom Kruz, u nderua me Bursën e Institutit Britanik të Filmit në Londër. Çmimi i Institutit britanik njeh një “karrierë të jashtëzakonshme aktrimi dhe prodhimi, kontribut të madh në industrinë e filmit në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbështetje afatgjatë për përvojën kinematografike”. Kruz përgatitet për premierën e filmit më të ri, “Mision i pamundur: Llogaridhënia e fundit”. Tom Kruz në rolin e Ethan Hunt, së bashku me ekipin e tij garojnë me kohën për të gjetur Entitetin, një inteligjencë artificiale mashtruese që mund të shkatërrojë njerëzimin. Filmi do të dalë në kinematë britanike më 21 maj, për të mbërthyer edhe një herë para ekranit adhuruesit e filmave aksion. /Alsat.mk