Tomas Brdariç rikthehet te Vllaznia, në vend të Qatip Osmanit

Tomas Brdariç, gjermani me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në stolin e 9 herë kampionëve të Shqipërisë, Qatip Osmanin. Brdariç punoi me kuqeblutë në periudhën gusht 2020-mars 2022. Vllaznia e tij luante bukur dhe argëtonte tifozët. Ish-sulmuesi i Gjermanisë fitoi një Kupë Shqipërie me shkodranët, teksa iu afrua shumë titullit.

Trajneri nuk do të jetë rikthimi i vetëm, pasi te Vllaznia do të bëjë pjesë edhe Matko Djarmati. 42-vjeçari kroat, i cili ka qenë i pandarë me Brdaric gjatë viteve të fundit, mbajti postin e drejtorit sportiv të kuqebluve në periudhën 2020-2022.

Edhe pse roli i tij i ri nuk është përcaktuar ende, me shumë mundësi ish-lojtari i Skënderbeut, Besës, Dinamos, Kastriotit dhe Tërbunit, pritet të emërohet ndihmësi i Brdaric në pankinën e Vllaznisë.

Për të nisur eksperiencën e dytë me klubin historik shqiptar, me objektivin për të dërguar skuadrën drejt fitimit të titullit kampion, që Shkodra e pret prej vitit 2001.

LEXO EDHE:

Back to top button