Tomas Tushell fton 5 lojtarë nga Çellsi për sfidat e qershorit

Kombëtarja e Anglisë ka zbuluar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit qershor. Trajneri Tomas Tushel ka publikuar listën e lojtarëve për dy ndeshje, duke treguar edhe simpatinë që ka për ish-klubin e tij, Çellsit.

Tushel ka ftuar pesë lojtarë të Çellsit, duke përfshirë këtu edhe Çallobahun, që ftohet për herë të parë. Përveç tij, janë edhe: Rese Xhejms, Madueke, Koll Pallmer dhe Koluill.

Kujtojmë se Anglia, në muajin qershor fillimisht zhvillon ndeshjen për kualifikim në Botëror 2026, ku si kundërshtar ka Andorrën dhe më pas është miqësorja kundër Senegalit./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button