Tomas Tushell, gati të drejtojë një kombëtare të madhe

Sipas “Daily Telegraph”, ish-trajneri i Çellsit, do të jetë kandidati kryesor për stolin e kombëtares angleze pas Botërorit “Katarit 2022”, pavarësisht se trajneri aktual Geret Southgejt, ka kontratë deri në vitin 2024. Gjermani vazhdon të jetë i papunë, edhe pse interesi për të nuk ka munguar. Gjithçka do të varet nga performanca e “Tre Luanëve” në Botëror.

Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” vazhdon ecurinë pa fitore. Në Ligën e Kombeve, zbritën një nivel më poshtë, pra nga Liga A në Ligën B. Anglia barazoi dy sfidat me Gjermaninë, u mund nga Italia dhe në shtëpi u shkatërrua nga Hungaria me rezultatin 4-0.

Megjithatë, Anglia në drejtimin e Sauthgejt në dy turne kryesorë pati ecuri për t’u vlerësuar. Në Botërorin “Rusi 2018” arriti në  gjysmëfinale, ndërsa në “Euro 2020”, në finale, të cilën Anglia e humbi përballë Italisë. Shpresa e vetme e Southgejt është Botërori i Katarit, në të kundërt, Tomas Tushel do t’i marrë vendin.

LEXO EDHE:

Back to top button