Tonali: Ndaj Empolit treguam se jemi skuadër e madhe

Duke folur në mikrofonat e “Milan TV”, mesfushori i “kuqezinjve”, Sandro Tonali komentoi fitoren 3-1 në fushën e Empolit.

“Ishte një fund pak i çuditshëm. Bëmë një lojë të mrekullueshme, por pa e gjetur golin. Pastaj e gjetëm veten një herë në disavantazh. Kjo nuk na dëmtoi, por n​a bëri të mendonim se duhej të fitonim patjetër.

Linja anësore për Leao?

“Është diçka që vjen natyrshëm kur luan, nuk është e përgatitur. Pastaj kishim forcën për të gjetur golin e 3-1, çka na bëri të kuptojmë se kemi potencial të madh.”

Çfarë shtytje na jep kjo fitore?

“Shumë, na bën ta nisnim javën e re në mënyrën më të mirë. Në Empoli fituam si një skuadër e madhe, duhet t’i urojmë të gjithë lojtarët.”

Shiriti i kapitenit?

“Një emocion i madh, jam i lumtur. Nëse do ta kisha bërë në një mënyrë tjetër, pa këto lëndime… Më vjen keq për Simon, Alekë dhe Davide”.

LEXO EDHE:

Back to top button