Toni Kroos: Nuk është e lehtë të mposhtet Man. Siti

Në prag të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka folur për sfidën me Man. Sitin.

Në konferencën e dhënë për mediet në prag të këtij takimi, Kroos theksoi se do ta kenë të vështirë në përballjen me ekipin e Guardiolës.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë, duhet të jemi të mirë në mbrojtje ndaj një skuadre që zakonisht shënon tre ose katër gola për ndeshje. Unë kam luajtur shumë nga këto ndeshje, i besoj përvojës sonë. Ekipet e Guardiolës gjithmonë luajnë futbollin e tij, kjo tregon kur një ekip drejtohet nga Pep Guardiola. Siti me Guardiolën nuk është e lehtë të mposhtet,“ tha mes tjerash mesfushori gjerman.

LEXO EDHE:

Back to top button