Toni Kros bëhet më i sinqertë: Ishte gol i rregullt

Skuadra e Real Madrid shënoi një fitore të madhe mbrëmë ndaj Lajpcigut me rezultatin minimal 0:1 në ndeshjen e parë të vlefshme për 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.

Ekipi gjerman realizoi gol në minutat e para të ndeshjes, me anë të Benjamin Sesko-s, por goli iu anulua nga sistemi “VAR” për pozitë jashtë-loje. Shumë u diskutua ky rast, madje një koment për këtë e ka dhënë edhe mesfushori gjerman, Toni Kroos.

“Mendoj se referi e quan pozitë jashtë loje, sepse Hendrihs është mbrapa portierit, por Lunin ishte larg topit. Kjo është arsyeja pse, por unë mendoj se goli duhej të qëndronte”, u shpreh Toni Kroos.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit mes Real Madrid dhe Lajpcigut zhvillohet pas dy javësh në “Santiago Bernabeu”./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button