Top 5 filmat më të ndjekur në kinema, “Rrufetë” dhe “Mëkatarët” dominojnë
Top 5 filmat më të ndjekur në kinema, “Rrufetë” dhe “Mëkatarët” dominojnë

“Rrufetë” i Marvel dhe “Mëkatarët” i Rajan Kugler po dominojnë përsëri listat e arkave të Amerikës së Veriut. Sipas vlerësimeve, “Thunderbolts” apo “rrufetë” zuri vendin e parë, me 33.1 milionë dollarë në fundjavën e tij të dytë në kinema në SHBA dhe Kanada. “Sinners” apo “mëkatarët” shtoi 21.1 milionë dollarë në fundjavën e tij të katërt, duke kaluar kufirin e 200 milionë dollarëve brenda vendit. Në top pesë filmat më të shikuar në kinema, vendin e tretë e zë “Një film minecraft” me 8 milionë dollarë të ardhura për arkën. Në vendin e katërt renditet “Kontabilisti” me 6.1 milionë dollarë të arkëtuara, i cili pasohet nga filmi “Klloun në një fushë misri” me të ardhura të arkëtuara 3.7 milionë dollarë. /Alsat.mk