Toshkovski: Do të hetojmë çdo detaj, përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar

Toshkovski: Do të hetojmë çdo detaj, përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë do të hetojë çdo detaj lidhur me tragjedinë e Koçanit dhe të gjithë ata që kanë lidhje direkte apo indirekte me ngjarjen do të mbajnë përgjegjësi, tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në konferencën e sotme për media. Siç shtoi ai, nuk ka ndarje në mes tonën dhe tuajën, por vetëm të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm.

“Gjithçka që lidhet me hetimin, gjithçka që lidhet me çfarëdo veprimi i cili në mënyrë direkte apo indirekte mund të ndikojë në aspekt penalo-juridik mbi gjendjen faktike, do të procesohet në korniza të hetimit. Hetimi formalisht është hapur dje, me dorëzimin e kallëzimeve penale nga ana e MPB-së. Gjatë ditës së kaluar gjithashtu dorëzuam kallëzim penal kundër një pjese të të dyshuarve në procedurë të posaçme në përputhje me kompetencat të Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar sepse këta persona janë zyrtarë policorë dhe për ta hetimi ka filluar para dy ditëve, për të tjerët hetimi filloi dje. Ky është vetëm fillimi i asaj që vijon. Dua edhe një herë të potencoj për opinionin e Maqedonisë, çdo detaj lidhur me ngjarjen penale, është obligim i Prokurorisë Publike në bashkëpunim me ministrinë ta konfirmojë, ta analizojë dhe ta procesojë. Nuk ka këtu “tanët” dhe “tuajt”. Këtu ka njerëz të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. Por duhet të respektojmë drejtësi sipas proceseve. Duhet hetimin ta zbatojnë deri në themel ashtu siç i ka hije një shteti i cili di të përgjigjet si duhet në këtë mënyrë”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button