Toshkovski: Janë duke u marrë në pyetje e të gjithë dëshmitarët të cilët kanë informacione lidhur me tragjedinë e 16 marsit në Koçan

Toshkovski: Janë duke u marrë në pyetje e të gjithë dëshmitarët të cilët kanë informacione lidhur me tragjedinë e 16 marsit në Koçan

Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski theksoi se në rrjedhë është marrja në pyetje e të gjithë dëshmitarëve të cilët kanë informacione lidhur me tragjedinë e 16 marsit në Koçan, ndërsa pasi të përfundojnë hetimet, pret që gjykatësit të shqiptojnë dënimet e duhura. Për momentin hetimet ende nuk kanë përfunduar ndërsa pret që Prokuroria Publike të njoftojë opinionin për të gjitha hapet që do të ndërmerren në të ardhmen.

“Në korniza të hetimit po ndërmerren masa sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike. Siç jam i informuar, nga PTHP po dëgjohen një numër i caktuar i dëshmitarëve që lidhen me ngjarjen penale dhe nuk kam çfarë të shtoj. Për momentin hetimi ende vazhdon, po mblidhen dëshmi po veprohet sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike dhe sapo të ketë momente të reja, Prokuroria Publike do të njoftojë opinionin për të gjitha hapat që do të ndërmerren në të ardhmen”, tha Pançe Toshkovski – Ministër i Brendshëm.

 

LEXO EDHE:

Back to top button