Toshkovski thirrje Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë
Toshkovski thirrje Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë
Gazetar: Zekirja Haxhiu
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkoski i ka bërë thirrje Artan Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë, nëse është i sigurt se është i pastër si loti. Toshkoski nuk dëshiron të spekulojë për atë se ku ndodhet Grubi por është i kënaqur se është suspenduar dhe gjobitur polici kufitar që ka lëshuar Grubin të kalojë kufirin në Bllacë. Përshëndeti vendimin e BDI-së për t’u distancuar nga Grubi dhe i bëri thirrje të distancohet nga siç thotë të gjithë kriminelët potencialë.
“Është mirë ajo që BDI u distancua nga një i arratisur nga drejtësia. Kjo është mirë dhe për t’u përshëndetur. Dhe shpresoj që në të ardhmen do të distancohen edhe nga ato të arratisur nga drejtësia, nëse do të ketë të tillë, të cilët në vend që të përballen me atë që pa mëshirë e kanë vjedhur popullin në të kaluarën”, deklaroi Pançe Toshkoski – Ministër i Punëve të Brendshme.
Ndërkohë nga BDI vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Qeverisë që të distancohet nga oligarkët të cilët siç thonë, e kanë robëruar shtetin. Pyesin se cilët oligarkë mbështetë Qeveria dhe interesat e kujt qëndrojnë prapa heshtjes së tyre.
“Pikërisht ata janë fajtorë për thellimin e padrejtësisë ekonomike dhe sociale, si dhe krijimi i sistemit i cili u shërben vetëm atyre, në llogari të së ardhmes të gjithë të tjerëve. I patjetërsueshëm është revizioni i procesit të privatizimit. Kjo nuk është vetëm kërkesë por obligim ndaj qytetarëve të cilët me vite janë viktima të praktikave të padrejta dhe korruptuara që e sollën ekonominë tonë në këtë gjendje”, thonë nga BDI.
Nga BDI edhe më tej kërkojnë që të miratohet ligji për masa restriktive, i cili parasheh që ndaj personave që gjenden në listë të zezë të SHBA-ve, të zbatohen masa edhe në Maqedoninë e Veriut. /Alsat.mk