Totenham parakalon Interin, pranë firmës me portierin Vikario

Me portierin Onana që është në mes të një kryqëzimi kërkesash, ku Man. Junajted dhe Çellsi janë duke lëshuar ofertat e tyre për të bindur Interin, “zikaltërit” kishin një periudhë që kishin bllokuar portierin e Empolit, Vikario, duke e parë atë si zëvendësuesin e portierit kamerunas.
Megjithatë, për momentin, “zikaltërit” janë parakaluar nga Totenhami për shërbimet e Vikario-s.
Siç raporton “Corriere della Sera”, Totenham tashmë është në rreshtin e parë dhe është gati të ofrojë 20 milionë euro për kartonin e tij. Presidenti i Empolit pret që ky propozim të zyrtarizohet.