Totenhami bën goditjen e dytë në merkaton verore

Pas shumë aludimeve të qarkulluar në media, ditët e fundit, që lidhnin “fantazistin” e kombëtares angleze, Xhejms Medison, me një kalim te “londinezët” e Totenhamit, duket se ky transferim do të ndodhë me të vërtetë.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, skuadra e Totenhamit dhe ajo e Lesterit kanë rënë dakord për transferimin e Medisonit, për shifrën e 40 milionë paundëve.

Deri më tani, nuk ka asnjë dokument të firmosur, por pritet që në ditët në vijim, klubet të gjejnë akordin përfundimtar mes tyre e më pas të vijojë puna për ekzamiminet mjekësore të 26-vjeçarit e më pas transferimi e tij te skuadra e re.

LEXO EDHE:

Back to top button