Totenhami fiton me tripletën e Geret Bejllit

Skuadra e Tottenhamit ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Shefield Junajtedit. “Spurs” fituan me rezultat bindës 4:0, ku tre prej tyre u realizuan nga uellsiani Geret Bejll. Fillimisht, Serhi Aurier harkoi për Bejll, që në mënyrën më të mirë të mundshëm e dërgoi topin në portën kundërshtare (36′), rezultat me të cilin edhe përfundoi pjesa e parë.
Bejll realizoi sërish, vetëm që këtë herë asistues ishte Son (61′). Pas tetë minutave, Aurier sërish gjeti Bejll, që kompletoi tripletën. Për të vulosur fitore, u përkujdes Son pas asistimit nga Bergvijnit (77′).
Me këtë fitore, Totenhami ngritët në pozitën e pestë me 56 pikë, derisa Shefield e ka të garantuar rënien nga Premierliga, në vendin e fundit me 17 pikë.