Totenhami me ngulm kërkom mesfushorin holandez te Barcelona

Frenkie De Jong vazhdon të jetë shumë i pëlqyer në Angli, aty ku për një kohë të gjatë ishte “fiksimi” i “Djajve të Kuq”, mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar, me londinezët e Totenhamit, që kërkojnë ta bëjnë të tyrin “tulipanin” e “katalanasve” të Barcelona, teksa kanë bërë edhe hapa konkret lidhur me këtë.

Sipas raportimeve më të fundit, të mediave spanjolle, tekniku Ange Postecoglou e kërkon me ngulm, 26-vjeçarin, në “Tottenham Stadium”, teksa tashmë është bërë edhe një ofertë për kartonin e De Jong, presidentin, Daniel Levi, që ka “hedhur” në tavolinë, plot 60 milionë euro, pa llogaritur këtu bonuset për kartonin e “yllit” të mesfushës.

Sa i përket kontratës, holandezin e pret në Londër, një kontratë 4-vjeçare, me të njëjtën pagë që përfiton aktualisht në “Camp Nou”, teksa Barcelona e vlerëson shumë De Jong, teksa kujtojmë se këtë sezon ka zhvilluar plot 27 sfida, ku ka shënuar edhe 2 gola, mirëpo vështirësitë financiare mund të ndikojnë në shitjen e tij në fundin e sezonit.

LEXO EDHE:

Back to top button