Totenhami merr vendimin përfundimtar për Antonio Konten

Antonio Konte nuk është më trajner i Totenhamit, duke u ndarë me klubin në mënyrë të ndërsjelltë. Pas largimit të italianit, Kristian Stellini do të drejtojë Totenham Hotspur deri në fund të sezonit. Kujtojmë se Konte, pak ditë më parë hodhi akuza për drejtuesit dhe lojtarët e ekipit lodinez

 

Njoftimi i klubit:

“Mund të njoftojmë se trajneri Antonio Konte është larguar nga klubi me marrëveshje të përbashkët. Ne arritëm kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e parë të Antonios në klub. Falenderojmë Antonion për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në të ardhmen. Kristian Stellini do të marrë drejtimin e skuadrës për pjesën e mbetur të sezonit, së bashku me Rajan Mejsonin, si ndihmës trajner”, shkruan klubi lodinez.

 

“Na kanë mbetur edhe 10 ndeshje në Premier Ligë dhe kemi një luftë në duart tona për një vend në Ligën e Kampionëve. Të gjithë duhet të bashkohemi. Të gjithë duhet të ecim përpara për të siguruar përfundimin më të lartë të mundshëm për klubin tonë dhe tifozët e mahnitshëm dhe besnikë,” tha mes tjerash Daniel Levi, presidenti i Totenhamit.

LEXO EDHE:

Back to top button