Totenhami shfaq interesim për mbrojtësin holandez te Interi

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Denzel Damfries lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e Interit.
Sipas raportimeve të ‘Football Italia’, skuadra e Totenham Spurs është interesuar për të marrë mbrojtësin holandez dhe kjo është edhe dëshira e Antonio Kontes.
Mirëpo sipas mediave italiane, Interi ka kërkuar skuadrës londineze të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e holandezit. ‘Nerazzurri’ janë të hapur ta shesin lojtarin qysh në merkaton e janarit.
Skuadra e Inter është në nevojë të rritë fondet e klubit, andaj kjo është arsyeja pse ata po kërkojnë blerës për Damfries.