Tottenham Hotspur ka vendosur të shkarkojë trajnerin Tomas Frank. Sipas asaj që raporton gazetari David Ornstein, danezi nuk është më trajneri i Spursave, ndërsa klubi po shqyrton disa alternativa për të gjetur pasuesin e 52-vjeçarit.
Klubi londinez renditet i 16-ti në Premier Ligë, vetëm 5 pikë mbi zonën e rënies, pas vetëm 2 fitoreve në 17 ndeshje këtë sezon.
“Tottenham po punon me kujdes për të zbuluar planin më të mirë për drejtimin e skuadrës në vazhdim”, thotë gazetari.








