Trafik droge e pastrim parash, gruaja e “El Chapos” dënohet me 3 vite burg

Me 3 vite burg është dënuar gruaja e mbretit të trafikut të drogës ‘El Chapo’, Emma Coronel Aispuro, e akuzuar për trafik droge dhe pastrim parash.

Ajo u arrestua në muajin shkurt dhe pranoi akuzat para autoriteteve amerikane. Nga 3 vite, asaj do t’i zbriten 9 muaj, që tashmë i ka kryer.

Emma ndihmoi burrin e saj EL Chapo që të arratisej nga burgu Altiplano në vitin 2015 dhe përgatiti një plan arratisjeje në vitin 2017 për të në momentin që bosi i drogës pritej të ekstradohej në SHBA. Avokatja e saj Mariel Colon deklaroi se klientja e saj nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk ka pranuar statusin e dëshmitares së mbrojtur për të përfituar ulje dënimi.

LEXO EDHE:

Back to top button