Trafiku po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata

Trafiku në rrugët shtetërore në mëngjesin e sotëm po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti I trafikut në akset rrugore jashtë mjedisit urban është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.