Tragjedi në Afganistan, vriten 9 fëmijë nga shpërthimi i një mine

Tragjedi në Afganistan, vriten 9 fëmijë nga shpërthimi i një mine

Nëntë fëmijë janë vrarë në Afganistan nga shpërthimi i një mine që daton nga lufta me Bashkimin Sovjetik në vitet 1980. Policia tha se fëmijët ishin të moshës katër deri në dhjetë vjeç. Gjithashtu, një tjetër fëmijë u vra në provincën perëndimore të Heratit nga shpërthimi i municioneve, ku mbetën të plagosur edhe 5 të tjerë. Aksidentet fatale me mjete shpërthyese janë të zakonshme në Afganistan, një vend që ka qenë në luftë për më shumë se dyzet vjet. Ushtria sovjetike pushtoi Afganistanin në dhjetor 1979 dhe u tërhoq nga vendi në shkurt 1989, pas nëntë vjet konflikti veçanërisht të përgjakshëm. Pasi talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021 dhe konflikti në vend u ndal, miliona afganë arritën të kthehen në fshatrat dhe fushat e tyre. Por minat ose mjetet e tjera shpërthyese të pashpërthyera ende vrasin ose gjymtojnë njerëz, veçanërisht fëmijët. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button