Tragjedi në lagjen Pintija, ndërron jetë 8 vjeçari që u sulmua nga qeni

Tragjedi në lagjen Pintija, ndërron jetë 8 vjeçari që u sulmua nga qeni

Një fëmijë tetë vjeçar nga “Pintija” në Shkup ka humbur jetën pasi është sulmuar nga një qen. Tragjedia ka ndodhur pasi fëmija është afruar në oborrin ku mbahej qeni, e më pas është sulmuar.

Fëmija me plagë të rënda është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit, ku ka ndërruar jetë.

“Dje në orën 18:25 nga spitalin “Shën Naum i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Shkupi, i cili edhe përkundur intervenimit të mjekëve u është nënshtruar plagëve. Për këtë rast është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga Ministria për Punë të Brendshme.

LEXO EDHE:

Back to top button