Tragjedi në Rally, humb jetën piloti dhe asistenti i tij

Një ngjarje tragjike u shënua këtë të shtunë në Rally-n e Villa de Tineo, teksa piloti dhe asistenti i tij humbën jetën pas një aksidenti. Hulio Cesar Kastrillo dhe Francisco Havier Alvarez nuk mundën të shmangnin përplasjes me një pemë, pasi dolën nga rruga me “citroenin” e tyre “DS3 N5”, me goditjen që rezultoi fatale.

Pas këtij episodi, kampionati i Rally-t u pezullua, ndërsa kujtojmë se në turneun e Villa de Tineo janë regjistruar plot 86 makina, të cilat janë në pritje të një tjetër komunikate për të vijuar garën.

Ndërkohë, Federata e Automobilizmit i ka ofruar ndihmë familjarëve dhe shokëve të dy viktimave në këtë moment të vështirë që po kalojnë.

LEXO EDHE:

Back to top button