Tragjedi, pësoi arrest kardiak në fushën e blertë dhe humbi jetën në spital

Huan Izquierdo, një futbollist uruguajan që u rrëzua duke luajtur futboll në ndeshjen e “Libertadores” me Nacional më 22 gusht, ka vdekur në moshën 27-vjeçare.

“Me dhimbjen dhe hidhërimin më të thellë në zemrat tona, njoftojmë vdekjen e lojtarit tonë të dashur Juan Izquierdo. I shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe të afërmve të tij. I gjithë Nacional është në zi për humbjen e tij. RIP, ju do të jeni me ne përgjithmonë”, – ka raportuar Nacional në rrjetet e veta sociale.

CONMEBOL shprehu keqardhje të thellë për humbjen e jetës së Juan Izquierdo, futbollistit uruguajan të Nacional. “I shprehim ngushëllimet tona të përzemërta familjes dhe miqve të tij. RIP”, – ka shkruar CONMEBOL përmes faqeve të veta zyrtare në internet.

LEXO EDHE:

Back to top button