Tragjedia e Halloween-it në Seul/ Protestuesit kërkojnë drejtësi për viktimat dhe dorëheqjen e Presidentit Yoon

Tragjedia e Halloween-it në Seul/ Protestuesit kërkojnë drejtësi për viktimat dhe dorëheqjen e Presidentit Yoon

Shënohet një javë që nga tragjedia e festës së Hallween-it në Itaewon të Koresë së Jugut.

Ndërsa zemërimi publik vazhdon të rritet, mijëra qytetarë janë mbledhur në kryeqytet për ti dhënë një “shuplakë” qeverisë.

Sipas tyre, autoritetet e vendit i kanë filluar hetimet me vonesë.

Presidenti i vendit Yoon Suk-yeol dhe shefi i policisë kombëtare kanë kërkuar falje për tragjedinë dhe janë zotuar së do të përmirësohen masat e kontrollit në të ardhmen.

Sërish kjo nuk është e mjaftueshme për të shuar etjen e koreanëve për drejtësi.

Seuli ishte i mbushur me protesta. Të veshur me veshje të zeza dhe maska për fytyrën, protestuesit mbanin pankarta që shkruanin: “Në 6:34 vendi nuk ishte aty (për viktimat)” dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit Yoon.

Kjo ishte një referencë për kohën e thirrjes së parë të urgjencës të bërë në polici, disa orë para se të ndodhte në fakt përplasja. Atë natë policia e shtetit ka marrë gjithsej 11 telefonata paralajmëruese por gjithësesi nuk ishte e mundur shmangia e tragjedisë.

LEXO EDHE:

Back to top button