Tragjedia e Koçanit/ 69 pacientë që po trajtohen jashtë vendit, nuk kanë ndryshim në gjendjen e tyre shëndetësore

Tragjedia e Koçanit/ 69 pacientë që po trajtohen jashtë vendit, nuk kanë ndryshim në gjendjen e tyre shëndetësore

Gazetare: Linda Ebibi

69 pacientë të lënduar në tragjedinë e Koçanit, të cilët po trajtohen jashtë vendit nuk kanë ndonjë ndryshim në  gjendjen e tyre shëndetësore, krahasuar me ditët e mëparshme, shkruan Alsat.

Gjendja e pacientëve që janë në gjendje kritike gjithashtu mbetet e pandryshuar. Aktualisht, në institucionet shëndetësore në Shkup po trajtohen 15 pacientë, dhe të gjithë janë në gjendje të qëndrueshme.

Ndërkaq, në Serbi ndodhen 17 pacientë, të cilët janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe brenda tre javë pritet që të pacientët të kthehen në vend.

“Dua të ju informoj lidhur me fëmijët që janë shtrirë tek ne bëhet fjalë për 17, 4 prej tyre janë transferuar në Nish të tjerët janë në gjendje stabile nuk janë në respiratorë dhe shpresojmë për më të mirën. Jemi në fazën e transplantimit të lëkurës  dhe besoj se për dy deri në tre javë do të kthehen, bëhet fjalë për pacient nga 18 deri në 26 vjeçar”, tha Mirjana Pribiçeviç, mjeke kryesore në Qendrën Klinike në Serbi.

“Në Vienë ka pasur tre pacientë, në Austri gjithsej shtatë pacientë ka pasur. Kam qenë në kontakt në mënyrë indirkete me ata, pasi prindërit kanë dashur të jenë vetëm me fëmijët e tyre, unë kam qenë me prindërit në kontakt. Për një kohë të shkurtër nga kujdesi intensiv janë kthyer në reparte normale, pra gjithçka ishte në rregull”, u shpreh një përfaqësues i spitalit në Vjenë.

Ana Todorova, mjeke nga Bullgaria tha se pacientët që po trajtohen atje janë në gjendje të mirë shëndetësore

“Tek ne kishte pacient që u sollën në gjendje të rëndë ne kemi një repart të posaçëm për të djegurit tek ne kishte 7 pacientë të gjithë janë në gjendje të mirë një delegacion i juaji i vizitoi të enjten dhe po përparojnë mirë”, tha Ana Todorova, mjeke nga Sofja-Bullgari.

Kryetarja e Shoqatës së Infermierëve Gordana Beshliovska,  e cila i priti mjekët dhe infermierët nga vendet e rajonit dhe Evropës, për të ju ndarë mirënjohje për gjithë punën e përkushtuar pacientëve të lënduar të Koçanit, tha se këto raste si tragjedia e Koçanit nxjerrin në pah nevojën e infermierëve, të cilat në këtë periudhë përskaj mungesës që ka vendi të infermierëve kanë punuar pa asnjë ankesë.

Ajo tha se nevojitet avancimi i tyre në shoqëri. / Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button