Tragjedia e Koçanit/ “Ping-Pong” mes supremes dhe penales, lënda do të shpërndahet me “AKMIS”
Tragjedia e Koçanit/ “Ping-Pong” mes supremes dhe penales, lënda do të shpërndahet me “AKMIS”

Gjykata Penale në Shkup ende nuk e ka marrë vendimin nga Gjykata Supreme se ajo do të jetë përgjegjëse për vlerësimin e aktakuzës dhe zhvillimin e gjykimit për shkaqet e zjarrit në klubin e natës “Puls” në Koçan. Gjykata Penale për Alsat tha se sapo të marrin vendimin nga Supremja, do të veprojnë dhe lënda do t’i caktohet ndonjë gjykatësi përmes sistemit AKMIS. Gjykata Supreme dje vendosi që aktakuza për zjarrin në Koçan, e cila përfshin 34 individë dhe tre persona juridikë, duhet të vlerësohet nga Gjykata Penale në Shkup, pasi një ankesë paraprake nga Shtipi vendosi se gjykata në Koçan nuk i plotëson as kapacitetet e personelit dhe as ato hapësinore për ta trajtuar këtë rast. Në zjarrin në klubin e natës “Puls” në Koçani jetën humbën 62 persona kurse rreth 200 të tjerë u lënduan. /Alsat.mk