Tragjedia me teleferikun në Itali, gjykata shpall fajtor teknikun e shërbimit

Gjykata në Itali ka shpallur fajtor teknikun e shërbimit për rrëzimin e teleferikut në rajonin e Piemonte në Itali ku humbën jetën 14 persona mes tyre edhe një fëmijë.

Dy të dyshuarit e tjerë u lanë të lirë, pasi sipas gjykatëses nuk kishte prova të mjaftueshme.

Ajo shtoi se pjesën më të madhe të fajit e kishte tekniku i cili kishte çaktivizuar qëllimisht frenën e urgjencës, çka mund të kishte ndaluar teleferikun të rrëzohej.

Tekniku pranoi fajin para gjykatësve.

Rajoni i Piemonte mbajti një minutë heshtje, për të përkujtuar aksidentin e ndodhur një javë më parë.

LEXO EDHE:

Back to top button