Tragjedia në Koçan e cila tronditi mbarë vendin mori 62 jetë
Tragjedia në Koçan e cila tronditi mbarë vendin mori 62 jetë

Gazetar: Mihajllo Donev
16 mars, Koçan Në orën 2:46 të mëngjesit, performanca e grupit “DNK” shndërrohet në makth…mjetet piroteknike shkaktojnë zjarr, pas të cilës kaos dhe shkelmim. Pjesëmarrësit në klubin e natës kërkojnë daljet, por ka vetëm një derë.
Ora 8:00 e mëngjesit Lajmi për zjarrin përhapet tashmë në të gjitha mediat, ka shumë të vdekur. Policia dhe prokurorët shkojnë në vendngjarje. Konstatohet shifra paraprake prej 50 viktimash shumica e të cilëve të rinj por në mesin e tyre edhe 6 fëmijë. Kryeministri anulon vizitën …………..por autoritetet druajnë se do të vazhdojë të rritet…
Ora 11:00 Autoritetet shëndetësore raportojnë për mbi 100 persona të plagosur, disa prej të cilëve në gjendje kritike. Në mungesë të kapaciteteve vendore merren masa për trajtimin e tyre jashtë vendit, Serbi, Slloveni, Austri, Turqi dhe shumë vende të tjera.
19 mars Tri ditë pas zjarrit, numri i të plagosurve shkon në mbi 150 kurse Koçani shndërrohet në qytet- fantazmë…vëmendje e madhe e opinionit politik dhe mediatik përfshi edhe nga bota.
20 mars Funerali i viktimave. Prindërit u japin lamtumirën e fundit të dashurve të tyre. Si asnjëherë më parë Koçani nuk kishte parë varrezë masive. Funerale edhe në Shtip, komunën fqinje të Çeshinovës-Obleshevës dhe Shkup.
20 prill Një muaj pas tragjedisë, numri i viktimave vuloset në 62, ndërsa bilanci numëron edhe 200 të lënduar. Vazhdon mbledhja e fondeve, ndihmesa psikologjike për familjarët dhe të lënduarit.
20 maj Dy muaj pas tragjedisë, Prokuroria thellon hetimet duke marrë në pyetje mbi 400 dëshmitarë. Ndër të dyshuarit e parë 46 persona fizikë dhe juridikë, përfshi ish-ministra të Ekonomisë, drejtorë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ish-kryetarët e komunës së Koçanit si dhe nëpunës adminsitrativë dhe policë.
13 qershor Mbyllet hetimi i prokurorisë. Propozim akuza përmbyllet me 34 persona të dyshuar dhe 3 në cilësinë e persona juridikë ndërsa 11 lirohen nga hetimi. Prokuroria lë të hapur mundësinë për zgjerim të hetimit kurdo dhe në çfarëdo piste tjetër. /Alsat.mk