Tragjedia në Koçan/ Në komisionin për Sistem Politik në rend dite hynë iniciativa për mbajtje të debatit publik për qasje selektive në hetim

Tragjedia në Koçan/ Në komisionin për Sistem Politik në rend dite hynë iniciativa për mbajtje të debatit publik për qasje selektive në hetim

Me kërkesë të Frontit Evropian, në komisionin për sistem politik në rend dite do të gjendet iniciativa për mbajtje të debatit publik për qasje selektive në hetimin për tragjedinë në Koçan.

Kjo iniciativë ishte kërkesë e Frontit edhe në seancën e kaluar më 11 prill mirëpo kryetari i këtij komisioni tha se nuk e kanë pranuar kërkesën në kohë. Të njëjtën iniciativë Fronti Evropian më pas tentoi ta vendosë si pikë të dytë të atij rendi të ditës mirëpo nuk u mbështet nga deputetët e partive të tjera.

Si nga VMRO-DPMNE ashtu edhe nga koalicioni VLEN, thanë se do të mbështesin një debat të tillë por e njëjta të përfshijë edhe tragjedi të tjera sikurse “Spitali modular” në Tetovë, Besa Trans dhe Llaskarca. Kjo iniciativë e Frontit Evropian për debat publik vjen pasi e njëjta nuk arriti të sigurojë 20 nënshkrime për komision anketues.

LEXO EDHE:

Back to top button