Tragjedia në Tetovë, “ping-pong” lojë për kompetencat

Paqartësi rreth asaj se kush duhej dhe nëse e ka mbikëqyrë dikush ndërtimin e spitalit modular në Tetovë. Komuna e Tetovës ia kaloi përgjegjësinë Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa kjo e fundit pretendon se mbikëqyrja nuk parashihet sepse bëhet fjalë për objekt montazh.  Dokumenti i Bankës Botërore dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në pjesën e mbikëqyrjes mbi ndërtimin thotë se do të përfshihet në mënyrë shtesë se cili inxhinier do ta bëjë mbikqyrjen, por kjo nuk ka ndodhur. Komuna e Tetovës deklaroi dje se Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për sistemet e sigurisë nga zjarri në spitalet modulare. Megjithatë, në dokument thuhet se drejtori i spitalit është përgjegjës për mbrojtjen nga zjarri, në këtë rast Florin Besimi dhe person tjetër përgjegjës në spital.

Ndërsa, sa i përket dokumentacionit, prokuroria tashmë ka marrë në pyetje zyrtarët që kanë punuar në projektin për spitalet modulare dhe kanë kryer prokurimin publik. Është kërkuar që Fakulteti Teknologjik të kryejë ekspertizë ndërtimi për spitalin e djegur.

 

Veprimet që do të ndërmerreshin më tej do të ishin rezultat i nevojave të përcaktuara dhe të dhëna të reja. Prokuroria po mbledh gjithashtu raportet dhe dokumentacionin që u kërkuan, të cilat do të pasohen nga shqyrtimi dhe analiza dhe do të merret një vendim për rrjedhën e mëtejshme të procedurës”, thonë nga Prokuroria.

Ndërkohë, kryeministri Zaev nuk heq dorë nga qëndrimi rreth dorëheqjeve. Vendimi do të merret pas hetimit. Sipas tij, nuk beson se janë keqpërdorur mjete nga Banka Botërore për ndërtim eventual jo-cilësorë të spitaleve modulare.

 Edhe zbatimi i projektit është realizuar ashtu, por për detajet, unë do të kisha qëndrimin tim si kryetar i Qeverisë nën kompetencën e së cilës është Ministria e shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale”, theksoi Zoran Zaev, kryeministër.

Sipas VMRO DPMNE-së, për lëshimet në spitalin modular në Tetovë fajtorë janë LSDM dhe BDI. Opozita kërkon përgjigje.

Pse Zaev, Filipçe dhe Hasani lejuan ndërtimin e spitalit që nuk i plotëson standardet themelore? Nëse dhe pse nuk i kanë dëgjuar këshillat e ekspertëve të mos i vendosin panelet me shkumë që digjen shpejtë në spitalet modulare? Sa është dallimi në çmim mes paneleve me shkumë dhe paneleve që janë më rezistente ndaj zjarrit dhe vallë për para dikush ka lejuar të ndërtohet spitali që u shkrumbua për vetëm 3 minuta?”, tha Aleksandar Veljanovski, VMRO-DPMNE.

Nga dorëheqjet e ofruara të ministrit Venko Filipçe, zëvendësit të tij Ilir Hasani dhe dy drejtorëve në spitalin klinik të Tetovës Florin Besimi dhe Artan Etemi, deri tani nuk ka asgjë. Spitali u dogj në mbrëmjen e 8 shtatorit dhe në te humbën jetën 14 pacientë.

Ile Petrevski

LEXO EDHE:

Back to top button