Trajneri Ançeloti zbulon se kush është fitues i “Topit të Artë”?!
Te Real Madrid e kanë lënë pas humbjen e turpshme 0-4 në “Bernabeu” ndaj Barcelonës dhe përgatiten për një trofe prestigjoz, atë të “Topit të Artë”. Trajneri Karlo Ançelotti nuk ka asnjë dyshim se fitues i këtij çmimi do të jetë sulmuesi brazilian Vinicius Jr.
“Mund të them se Vini do të jetë ‘Topi i Artë’ i radhës, pa asnjë dyshim. Për mua është shumë e qartë se Vinicius do ta fitojë ‘Topin e Artë’. Askush tjetër nuk do të mund ta fitojë atë atë çmim pasi sulmuesi ynë e meriton më shumë se kushdo tjetër”, tha Ançelotti.
Gjithsesi, sot do të zhvillohet ceremonia, e planifikuar të organizohet në “Théâtre du Châtelet” në Paris.
“Është kënaqësi të stërvitesh një nga më të mirët në botë. Ai është një djalë shumë modest, ka bërë shumë përparim si futbollist, duke u bërë një nga më të mirët në botë. Ka të njëjtën përulësi dhe seriozitet si ditën kur e takova”, tha Ançeloti.