Trajneri Çavi gjen pasuesin e Gavit te “Djajtë e Kuq”

Holandezi Doni van de Bek raportohet se dëshiron që sa më parë të largohet nga Man. Junajted. Van de Bek nuk është në planet e trajnerit Erik Ten Hag, dhe e ardhmja e tij, duket larg ‘Old Trafordit’.

Sipas medieve britanike, holandezi i është ofruar Barcelonës. Holandezi po përpiqet që sa më parë të largohet nga “Djajtë e Kuq” për të shpëtuar karrierën e tij futbollistike. Van de Bek thuhet se qysh në muajin e ardhshëm kërkon t’i bashkohet klubit katalanas.

Trajneri Çavi Hernandez akoma nuk ka gjetur pasuesin e Gavit të lënduar, dhe holandezi i Man. Junajtedit, mësohet se është opsion i mundshëm për të zbarkuar në “Camp Nou”. Ndryshe, siç raportohet, përveç Barcelonës, Van de Bek është duke u vëzhguar edhe nga klubi i madh italian, Juventus.

LEXO EDHE:

Back to top button