Trajneri Gega shpjegon arsyet e dorëheqjes

Humbja ndaj Partizanit me rezultatin 4:1 ka rezultuar fatal për trajnerin Skënder Gega, i cili pas ndeshjes ka komunikuar dorëheqjen.

“FK Kukësi njofton se për shkak të rezultateve të fundit, trajneri Skënder Gega ka vendosur të japë dorëheqjen. Pas ndeshjes, trajneri i ka komunikuar klubit vendimin për dorëheqje dhe ky vendim është pranuar dhe është vënë në dijeni presidenti Safet Gjici.Klubi e falënderon Gegën për kontributin e dhënë dhe i uron shumë suksese në të ardhmen,” thuhet mes tjerash në kumtesën e klubit.

Trajneri Gega përmes një mesazhi, ka shpjeguar arsyet e largimit.

“Prej disa muajsh kam qenë në krye të pankinës së Kukësit. Edhe pse kam pasur mbështetjen, besimin dhe respektin nga të gjithë në situatën që ekipi po kalon në ndeshjet e fundit, marr përgjegjësitë dhe vendimin që të mos vazhdoj më në pozicionin e trajnerit. I kërkova klubit dhe presidentit Gjici të më mirëkuptojë për vendimin tim aspak të lehtë,” ka thënë mes tjerash trajneri Gega.

LEXO EDHE:

Back to top button