Trajneri gjerman duhet të vendos mes ofertave nga Premier Liga dhe La Liga

Tomas Tushel mbylli aventurën e tij në Munih. U negociuan në fakt për të vijuar bashkëpunimin, por kushti i vendosur nga Tushel, për të rinovuar kontratën e tij deri në 2026, nuk u pranua nga drejtuesit. Tekniku gjerman pritet t’i respektojë kontratës, do të qëndrojë një vit pushim, deri në 2025, aq sa kishte dhe kontratën, për të nisur më pak një aventure të re, sigurisht këtë periudhë do të paguhet nga Bajerni.

Sipas mediave angleze, e ardhmja e Tushellit do të jetë në Premier Ligë. “Sky Sport” shkruan se Çellsi dhe Man. Junajted janë vënë në ndjekje të Tushellit. Gjithnjë sipas mediave në ishull, “djajtë e kuq” kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e ish trajnerit të Bayern.

Te Çellsi, Tushel është një emër që e njohin mirë, me gjermanin që i dhuroi edhe një trofe të Ligës së Kampionëve. Sigurisht, mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin drejtuesit e këtyre dy klubeve me trajnerët aktual, Ten Hag dhe Poketinjo. Jo vetëm në Angli, sipas mediave spanjolle, Tushel është mes kandidatëve për të marrë edhe drejtimin e Barcelonës, me Laporta-n që mund t’i besojë stolin e ekipit bluagrana.

LEXO EDHE:

Back to top button